Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se te diellen nuk do të zbatohet kufizimi i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pasi, bazuar në parashikimin zyrtar meteorologjik, nuk pritet të plotësohen kushtet e temperaturave që aktivizojnë kufizimin e përkohshëm.
Ministria ka bërë të ditur se do të:
- monitorojë çdo ditë temperaturat dhe parashikimet;
- njoftojë paraprakisht operatorët e transportit;
- vendosë kufizime vetëm kur plotësohen kriteret e përcaktuara në vendim.
Pra, për te diellen: qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë lejohet normalisht.

