Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira dhe erëra të fuqishme nga jugu dhe perëndimi, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Gjatë paradites do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa më vonë pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të rrebesheve lokale.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 16°C.

