Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë më shumë vranësira, ndërsa në lindje pritet më shumë diell.
Reshjet e shiut do të jenë kryesisht të pakta dhe lokale, por në veriperëndim të vendit mund të jenë paksa më intensive. Vonë në mbrëmje pritet shtim i reshjeve në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në rajonin e Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 18°C.
