E enjtja në Kosovo pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell, vranësira lokale dhe temperatura të larta verore.
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa rajone do të zhvillohen vertikalisht, duke krijuar kushte për rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Këto zhvillime do të jenë lokale dhe nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, por vetëm zona të caktuara.
Temperaturat do të luhaten nga 15°C në orët e mëngjesit deri në 35°C gjatë ditës.
Për shkak të vapës së fortë, rekomandohet kujdes gjatë orëve të mesditës, ndërsa në zonat ku priten zhvillime konvektive qytetarët duhet të kenë kujdes nga rrebeshet e shkurtra dhe shkarkesat atmosferike.

