E enjtja në Kosovë pritet të sjellë ndryshim të motit, me shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites.
Reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, ndërsa gjatë ditës moti pritet të përmirësohet gradualisht, me intervale të gjata me diell. Megjithatë, në disa zona mund të ketë ende ndonjë reshje të izoluar.
Temperaturat do të luhaten nga 8°C minimalja deri në 22°C maksimalja.

