E enjtja në Kosovo pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë dhe me zagushi gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, i cili do të sjellë freskim të motit.
Zhvillimet konvektive do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në disa rajone rrebeshet mund të jenë më intensive dhe të shoqërohen me erëra të forta kalimtare.
Temperaturat do të lëvizin nga 15°C në orët e mëngjesit deri në 34°C gjatë mesditës, për të pësuar ulje të ndjeshme pas kalimit të stuhive.

