E hëna në Kosovë pritet të sjellë përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave, me alternim mes vranësirave dhe intervaleve të gjata me diell.
Vetëm rrallë, në ndonjë zonë malore, mund të ketë ndonjë rigë të izoluar shiu, por në përgjithësi moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i këndshëm.
Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale që pritet të zbresin deri në 6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22°C.

