E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të ngrohtë dhe kryesisht stabil, me diell dhe vetëm vranësira të pakta kalimtare.
Gjatë ditës pritet fuqizim i erërave nga jugperëndimi, të cilat do të ndikojnë në rritjen e mëtejshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Në ndonjë zonë të izoluar mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu, por reshjet do të jenë të rralla.
Temperaturat do të luhaten nga 10°C minimalja deri në 26°C maksimalja, duke sjellë atmosferë pothuajse verore.

