E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa në disa zona mund të paraqitet edhe brymë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 2–3°C, por gjatë ditës moti do të jetë mjaft i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat maksimale pritet të shënojnë rritje dhe të arrijnë deri në 23°C.

