E hëna në Kosovë pritet të sjellë mot të kthjellët, të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, duke zbritur deri në 12°C, ndërsa temperaturat maksimale nuk pritet të kenë ndryshime të mëdha.
Gjatë ditës, temperaturat maksimale do të vazhdojnë të jenë tipike verore, duke arritur deri në 30–31°C.
Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, shumë diell dhe temperatura të larta, ndërsa mëngjesi do të jetë dukshëm më i freskët.

