Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta të shtresave të larta në disa zona. Pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga mot stabil dhe temperatura të larta, tipike verore.
Në orët e vona të pasdites, një front i ftohtë ajror që pritet të përfshijë rajonet veriore fqinje mund të ndikojë edhe në motin në Kosovë. Si pasojë, në disa zona të veriut dhe verilindjes së vendit mund të krijohen kushte për rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të luhaten nga 12°C minimalja deri në 31°C maksimalja.

