E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot jashtëzakonisht të nxehtë veror dhe kryesisht me diell.
Masa e ajrit të nxehtë afrikan pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e temperaturave, duke sjellë kushte të favorshme për mot të nxehtë gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 14°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 35°C.
Në përgjithësi, e hëna do të sjellë vapë të theksuar dhe mot kryesisht të kthjellët, me temperaturat që do të jenë dukshëm më të larta gjatë orëve të mesditës.

