Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, të cilat gjatë ditës herë pas here do të sjellin riga lokale shiu, sidomos gjatë orëve të pasdites.
Në viset malore, veçanërisht në Rugovë dhe në malet e Sharrit, priten reshje bore.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 9°C.

