Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me diell dhe vranësira që do të vijnë duke u shtuar gjatë ditës. Në disa zona ka mundësi për riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Temperaturat do të jenë dukshëm të larta për këtë periudhë, duke u luhatur nga 5 gradë Celsius minimalja deri në 24 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë të larta pranverore, ndërsa vranësira më të theksuara mund të shfaqen rreth viseve malore, sidomos në Mal të Zi.

