E marta në Kosovë pritet të karakterizohet me mot me diell dhe shumë të nxehtë, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme.
Për shkak të vapës së fortë, rekomandohet kujdes i shtuar gjatë orëve të mesditës, veçanërisht për personat e ndjeshëm dhe ata që duhet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell.
Gjatë orëve të pasdites së vonë, në malet e Rugovës mund të paraqitet ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu, por zhvillime të tilla pritet të jenë të izoluara.
Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 36°C, e lokalisht mund të shkojë edhe deri në 37°C.
Vapa pritet të jetë më e theksuar gjatë mesditës dhe pasdites, ndaj kujdesi ndaj ekspozimit në diell dhe hidratimi mbeten të rëndësishëm.

