Dita e martë në Kosovë do të karakterizohet me mot të ftohtë, vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu. Në viset e larta malore do të vazhdojnë reshjet e borës.
Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtejshme, duke sjellë kushte më të ftohta atmosferike në të gjithë vendin.
Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nuk pritet të kalojë 7 gradë Celsius.

