Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i këndshëm dhe stabil pranveror. Parashihen periudha të gjata me diell dhe vetëm vranësira të pakta lokale.
Temperaturat do të lëvizin nga 0 gradë Celsius minimalja deri në 18 gradë Celsius maksimalja.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot plotësisht stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë rritje në të gjithë rajonin.
Moti i ngjashëm, kryesisht stabil dhe me diell, pritet të vazhdojë edhe nga e enjtja e tutje, megjithatë në disa rajone mund të ketë zhvillime të izoluara të vranësirave dhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

