E mërkura në Kosovo pritet të karakterizohet me mot pjesërisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe kushte për reshje lokale.
Sipas parashikimit, reshje të izoluara shiu mund të ketë edhe gjatë ditës, por ato pritet të jenë me intensitet të ulët dhe të kufizuara vetëm në disa zona të vendit.
Gjatë ditës do të fryjnë erëra të freskëta, kryesisht nga veriu, duke ndikuar në uljen e temperaturave dhe krijimin e një atmosfere më të këndshme.
Temperaturat do të lëvizin nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 26°C gjatë ditës.

