E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Gjatë pasdites pritet shtim lokal i vranësirave, ndërsa në disa rajone mund të zhvillohet ndonjë stuhi e shkurtër dhe e izoluar, e shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshe lokale shiu mund të paraqiten edhe gjatë orëve të mbrëmjes, por edhe këto zhvillime do të jenë të kufizuara në zona të caktuara dhe nuk pritet të përfshijnë tërë territorin.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje të mëtejshme, duke zbritur deri në 16°C, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë deri në 33°C.
Në zonat ku do të zhvillohen reshjet dhe stuhitë, temperaturat mund të pësojnë freskim të përkohshëm.

