Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Moti do të jetë i nxehtë dhe me zagushi, sidomos gjatë orëve të mesditës.
Në orët e pasdites priten zhvillime konvektive të vranësirave, të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe lokalisht edhe me mundësi për breshër.
Reshjet do të jenë kryesisht të karakterit lokal, duke përfshirë vetëm disa rajone të caktuara, ku nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë stuhi kalimtare.
Temperaturat do të lëvizin nga 13°C minimalja deri në 30°C maksimalja.

