Të mërkurën në Kosovë pritet të ketë ndërprerje të reshjeve dhe përmirësim gradual të motit. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell, sidomos në pjesët lindore të vendit, ndërsa në perëndim pritet të mbizotërojnë më shumë vranësirat, me mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale deri në 8°C dhe maksimale deri në 16°C.

