Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

E përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, merret vendimi për Robinhon

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/09/2025
in Lajme
0
E përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, merret vendimi për Robinhon
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-futbollistit Robinho, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Vendimi u mor në një seancë virtuale të zhvilluar të premten (29 gusht), ku 10 nga 11 gjyqtarët votuan kundër lirimit të tij.

Robinho, 40 vjeç, ndodhet në burg që nga marsi i vitit 2024, pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë (STJ) pranoi zbatimin në Brazil të vendimit të gjykatës italiane, e cila e dënoi ish-sulmuesin me nëntë vite burg për pjesëmarrje në përdhunimin e një gruaje shqiptare në një klub nate në Milano, në vitin 2013.

Avokatët e tij apeluan vendimin, duke argumentuar se dënimi nuk mund të ekzekutohej pa u shteruar të gjitha mundësitë e apelimit.

Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale e rrëzoi këtë pretendim, me përjashtim të gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili hodhi votën e vetme pro lirimit të përkohshëm, përcjell tch, transmeton Periskopi.

Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.

Related

Previous Post

Më 7 shtator fillon regjistrimi dhe evidentimi i Votuesve me Nevoja të Veçanta

Next Post

Shkrimin skandaloz kundër UÇK-së, Berisha kërkon nga OVL-UÇK të bëjë përgatitje për padi ndaj Dimal Bashës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.