Moti në Kosovë do të ndryshojë ndjeshëm gjatë ditës së premte, me shtim të vranësirave dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat pritet të grumbullohen masivisht, duke krijuar kushte për reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht priten reshje me intensitet mesatar, ndërsa në disa rajone mund të ketë edhe intervale me reshje të dendura shiu.
Përveç reshjeve, ndryshim i dukshëm pritet edhe në temperaturat e ajrit. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe do të luhaten nga 9 deri në 14 gradë Celsius.
Kështu, e premtja sjell një tablo dukshëm më të freskët dhe më të lagësht në të gjithë Kosovën.

