Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në viset malore parashihen edhe reshje të herëpashershme bore.
Temperaturat do të jenë të ulëta, duke u luhatur nga 2 gradë Celsius minimalja deri në 8 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me vranësira dhe reshje lokale. Në disa zona do të ketë edhe intervale kohore me diell, sidomos në perëndim të Shqipërisë, ndërsa në pjesët tjera të rajonit vranësirat do të dominojnë.

