E premtja në Kosovë pritet të sjellë mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa nuk parashihen reshje atmosferike gjatë ditës.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta, por moti do të mbetet relativisht i ngrohtë për këtë periudhë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 13°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 31°C.
Në përgjithësi, dita do të jetë e qëndrueshme dhe kryesisht e thatë, me periudha të gjata me diell.

