E premtja në Kosovë pritet të sjellë mot mjaft të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me periudha me diell dhe vranësira lokale.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat pritet të shtohen gradualisht, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Atmosfera do të ketë tendencë graduale të destabilizimit në të gjitha viset, megjithatë në fazat e para reshjet pritet të jenë të pakta dhe kryesisht të karakterit lokal.
Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 27°C.
Në përgjithësi, e premtja do të jetë e ngrohtë dhe pjesërisht me diell, por me rritje të paqëndrueshmërisë atmosferike gjatë pasdites.

