Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Gjatë pjesës më të madhe të ditës moti do të jetë mjaft i nxehtë, me temperatura tipike verore dhe ndjesi të shtuar të vapës.
Në orët e pasdites parashihen rrebeshe afatshkurtra dhe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa rajone të izoluara.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme. Minimalja parashihet rreth 15°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 33°C.

