Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në përgjithësi parashihet mot stabil dhe i këndshëm në shumicën e territorit.
Vetëm rrallë, në ndonjë rajon të izoluar, mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu, por pa ndikim të madh në kushtet e përgjithshme atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, duke sjellë mot më të ngrohtë veror. Minimalja parashihet rreth 13°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 30°C.

