Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht stabil dhe kryesisht me diell. Pas ditëve me zhvillime të fuqishme atmosferike, moti do të qetësohet dukshëm, ndërsa erërat e freskëta nga veriu do të sjellin temperatura më të këndshme.
Parashihen intervale të gjata me diell dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, pa reshje shiu në territorin e vendit.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 25°C.

