Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në disa zona do të ketë acar, ndërsa gjatë ditës do të dominojnë vranësirat lokale.
Temperaturat do të luhaten nga -2 gradë Celsius minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë me ngrica në disa zona, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë pak më të larta, sidomos në zonat mesdhetare të Shqipërisë.

