E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave gjatë ditës.
Pasdite parashihen riga të izoluara shiu, ndërsa në malet e Sharrit priten edhe fjolla bore.
Mëngjesi do të jetë sërish i ftohtë, me mundësi për ngrica në disa zona.
Temperaturat do të luhaten nga 0°C minimalja deri në 15°C maksimalja.

