Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, tipik veror. Gjatë pjesës më të madhe të ditës do të dominojnë rrezet e diellit dhe kushte stabile atmosferike.
Vetëm rrallë, në ndonjë rajon malor, mund të ketë zhvillime lokale konvektive që mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu, të shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të vazhdojnë rritjen, duke sjellë vapë më të theksuar. Minimalja pritet të zbresë deri në 16°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 34°C.

