Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar rihapjen e plotë të hapësirës ajrore, duke i dhënë fund kufizimeve që u vendosën gjatë përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Vendimi erdhi pas një vlerësimi të situatës nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, i cili konfirmoi se kushtet e sigurisë dhe operimit janë rikthyer në nivele të pranueshme.
Kjo është një lëvizje që sinjalizon qartë: tensioni mund të mos ketë mbaruar, por paniku po ulet.
Qytete si Dubai dhe Abu Dhabi – zemra e turizmit dhe biznesit në rajon – rikthehen sërish në ritmin e zakonshëm. Dhe për një vend që jeton nga fluturimet, kjo është si t’i kthesh frymëmarrjen.
Pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, edhe vende të tjera të rajonit si Bahreini, Iraku dhe Kuvajti kanë filluar të heqin kufizimet ajrore.

