Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Europa mbetet në alarm”, zjarret në kontinent, von der Leyen: Po monitorojmë situatën, gati të ndërhyjmë

Qendra Info by Qendra Info
15/08/2026
in Lajme
0
Ursula von der Leyen i përgjigjet Mark Rutte: Mbrojtja evropiane nuk është “ëndërr”, është detyrim
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Evropa vijon të jetë në alarm të lartë për shkak të zjarreve, ndërsa situata po rëndohet në disa zona të kontinentit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen ka bërë të ditur se sistemi satelitor Copernicus po përdoret për të mbështetur operacionet e hartëzimit të zonave të prekura nga zjarret.

Ajo tha se Qendra e Emergjencave e BE-së po e monitoron nga afër situatën dhe se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është i gatshëm të ofrojë ndihmë në rast se një shtet kërkon mbështetje.

“Europa mbetet në alarm të lartë për zjarret. Presioni po rritet. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Me Qendrën e saj të Emergjencave, Europa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin”, deklaroi von der Leyen.

Presidentja e KE-së shtoi se mekanizmi evropian i mbrojtjes civile është i gatshëm të aktivizohet kur një vend ka nevojë për solidaritet dhe ndihmë.

Shqipëria është ndër vendet e përfshira në monitorimin evropian, në një periudhë kur temperaturat e larta dhe kushtet e thata kanë rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve në disa pjesë të rajonit.

Related

Previous Post

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Next Post

Licencë bankare për kompaninë kripto të familjes Trump, demokratët: Konflikt i madh interesi

Next Post
Licencë bankare për kompaninë kripto të familjes Trump, demokratët: Konflikt i madh interesi

Licencë bankare për kompaninë kripto të familjes Trump, demokratët: Konflikt i madh interesi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.