Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

FBI nën sulm kibernetik: Hakerat dyshohet se kanë depërtuar në databazën kriminale të SHBA-së

Qendra Info by Qendra Info
22/11/2026
in Lajme
0
FBI nën sulm kibernetik: Hakerat dyshohet se kanë depërtuar në databazën kriminale të SHBA-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FBI-ja po heton një sulm të mundshëm kibernetik ndaj Qendrës Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC), një prej databazave më të rëndësishme të autoriteteve amerikane. Sipas mediave në SHBA, hakerat dyshohet se kanë depërtuar në sistemin ku ruhen dhe shkëmbehen të dhëna për personat e kërkuar, urdhër-arrestet dhe informacionet kriminale.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, të cilat citojnë dy persona të informuar për çështjen, bëhet fjalë për një shkelje të mundshme të sigurisë së sistemit NCIC, që përdoret nga agjencitë federale dhe departamentet lokale të policisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kjo databazë përmban informacione të rëndësishme që u mundësojnë autoriteteve të shkëmbejnë të dhëna gjatë hetimeve dhe operacioneve policore.

Deri më tani, FBI-ja nuk ka komentuar publikisht incidentin dhe nuk ka dhënë detaje nëse hakerat kanë arritur të marrin ose të vjedhin informacione nga sistemi.

Trump: Sapo mora dijeni për sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet për këtë çështje gjatë një interviste për televizionin Fox News. Ai tha se sapo kishte marrë dijeni për incidentin, duke e cilësuar atë si një zhvillim shqetësues.

“Nuk më pëlqen kjo”, deklaroi Trump, duke shtuar se nga incidenti mund të dalin edhe informacione që përndryshe nuk do të ishin zbuluar.

Shqetësimet për sigurinë kibernetike në SHBA

Rasti vjen në një kohë kur institucionet amerikane po përballen me shqetësime në rritje lidhur me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve shtetërore.

Javën e kaluar, disa ndërprerje teknologjike prekën sektorin bankar, kontrollin e trafikut ajror dhe shërbime të tjera në SHBA. Megjithatë, zyrtarët amerikanë sqaruan se këto probleme nuk ishin shkaktuar nga sulme kibernetike.

Ndërkohë, në shtator, FBI-ja nisi një tjetër hetim pas pretendimeve të grupit të hakerëve ShinyHunters se kishte vjedhur të dhënat personale të rreth 38 mijë punonjësve të agjencisë.

Një incident tjetër i dyshuar është raportuar edhe në Departamentin e Bujqësisë të SHBA-së (USDA). Sipas televizionit NBC, punonjësit e këtij institucioni janë njoftuar se sistemi i pagesave për fermerët ishte shënjestruar nga një sulm kibernetik.

Deri në publikimin e këtyre raportimeve, autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur shkallën e dëmit të mundshëm në sistemin NCIC dhe as nëse të dhënat e ruajtura në të kanë rënë në duart e personave të paautorizuar.

Burimi: BBC.

Related

Previous Post

Sulmohet me dronë anija ruse në Gjirin e Finlandës, Helsinki: Lufta në Ukrainë po përhapet në zonat fqinje

Next Post

Horoskopi i madh javor: Peshqit do të shkëlqejnë me sharmin e tyre, ndërsa Gaforret do të kenë përmirësim të shëndetit

Next Post
Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Shenjat e Zodiakut

Horoskopi i madh javor: Peshqit do të shkëlqejnë me sharmin e tyre, ndërsa Gaforret do të kenë përmirësim të shëndetit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.