Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fitore Pacolli qetëson banorët e Prevallës: Asnjë vendim për laurën pa dialog, protesta s’është e nevojshme

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2026
in Lajme
0
Ministrja Fitore Pacolli vendos “ultimatum” për gurëthyesit: 15 ditë afat për verifikim
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fitore Pacolli ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga banorët e Prevallës dhe fshatrave përreth lidhur me vendosjen e laurës në rrugën drejt kësaj zone turistike, duke garantuar se asnjë vendim nuk do të merret pa konsultim me qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Pacolli bëri të ditur se i ka përcjellë shqetësimet e banorëve dhe theksoi se çështja e menaxhimit të qarkullimit do të trajtohet vetëm përmes dialogut me të gjitha palët e interesit.

“Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit. Çështja e vendosjes së laurës dhe mënyra e menaxhimit të qarkullimit do të diskutohet bashkë me ju, me qëllim që të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka deklaruar ajo.

Pacolli gjithashtu u bëri thirrje banorëve që të shmangin protestat, duke vlerësuar se aktualisht nuk ka nevojë për veprime të tilla, pasi çështja do të diskutohet institucionalisht.

“Për këtë arsye, nuk ka nevojë për protestë”, theksoi ajo.

Deputetja njoftoi se aktualisht ndodhet në Arabi Saudite, ku po përfaqëson Kosovo në një forum ndërkombëtar për ujërat, por premtoi takim me banorët gjatë javës së ardhshme.

“Sot nuk kam mundësi të jem me ju, pasi ndodhem në Arabinë Saudite, ku po përfaqësoj Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit. Por ju pres në takim gjatë javës së ardhshme, ku do t’i dëgjoj të gjitha shqetësimet dhe propozimet tuaja”, përfundoi Pacolli.

Related

Previous Post

The Guardian: Drafti i Bordit të Paqes të Trump parashikon imunitet ligjor dhe të drejtë për marrje pronash në Gaza

Next Post

Natasha Kandiq ngre alarmin: Dyshime për varr masiv të shqiptarëve në bazën ushtarake serbe në Pasuljanske Livade

Next Post
Kandiq: Edhe në Serbi nuk është pretenduar se të vrarët në Dubravë ishin të armatosur

Natasha Kandiq ngre alarmin: Dyshime për varr masiv të shqiptarëve në bazën ushtarake serbe në Pasuljanske Livade

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.