Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku vërehet rritje e fluksit të automjeteve, veçanërisht në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 18:09, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët presin deri në 60 minuta në hyrje dhe 40 minuta në dalje. Kolonat arrijnë në 300 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje.
Edhe në Hani i Elezit është shtuar ndjeshëm fluksi, me pritje deri në 20 minuta në të dy drejtimet dhe kolona prej 80 metrash si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Në Muçibabë, pritjet në dalje zgjasin 20 deri në 25 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej 300 metrash. Në hyrje pritet 5 deri në 10 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Në Jarinje, pritjet janë 5–10 minuta në hyrje dhe 10–15 minuta në dalje, ndërsa në Kullë, Merdarë dhe Vërmicë pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq, në Bërnjak, Glloboqicë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit dhe Stançiq, qarkullimi vazhdon pa vonesa të konsiderueshme, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash.
Për automjetet e transportit të mallrave, situata mbetet e qetë në të gjitha pikat kufitare, ku pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe, kur është e mundur, të shfrytëzojnë vendkalime alternative për të shmangur pritjet më të gjata.

