Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fluksi në pikat kufitare: Pritjet më të gjata në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2026
in Lajme
0
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës: Pritjet më të gjata në Dheun e Bardhë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata vazhdojnë të regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Sipas të dhënave të përditësuara më 2 gusht 2026, në orën 14:00, situata paraqitet si vijon:

  • Dheu i Bardhë – pritje deri në 40 minuta për hyrje dhe 15 minuta për dalje. Kolonat arrijnë deri në 300 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.
  • Hani i Elezit – pritje 25 minuta në hyrje dhe 10 minuta në dalje, me kolona deri në 250 metra.
  • Merdarë – pritjet në hyrje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje 3 deri në 5 minuta.
  • Muçibabë – pritje rreth 15 minuta në hyrje dhe 5 minuta në dalje, me kolonë prej 100 metrash.
  • Jarinje – pritjet variojnë nga 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa dalja realizohet për 3 deri në 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Glloboqicën, Mutivodën dhe Stançiqin, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje që variojnë nga 2 deri në 5 minuta.

Për kamionët, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Related

Previous Post

Hyundai Tucson i ri 2027 spiunuar në testime – dizajn krejtësisht i ri dhe vetëm motorë të elektrizuar

Next Post

Analiza e BBC: Si u shndërrua kriza e emigrantëve në Ceuta në një përplasje politike që tronditi Europën

Next Post
Analiza e BBC: Si u shndërrua kriza e emigrantëve në Ceuta në një përplasje politike që tronditi Europën

Analiza e BBC: Si u shndërrua kriza e emigrantëve në Ceuta në një përplasje politike që tronditi Europën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.