Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fluksi në pikat kufitare: Pritjet më të gjata në Vërmicë, deri në 20 minuta në dalje

Qendra Info by Qendra Info
21/07/2026
in Lajme
0
Fluksi në kufi i qetë këtë të diel, pritje minimale në shumicën e pikave
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit në pikat e kalimit kufitar, ku mëngjesin e sotëm nuk raportohet për kolona automjetesh, ndërsa pritjet mbeten të shkurtra në shumicën e pikave.

Pika kufitare me pritjet më të gjata është Vërmica, ku qytetarët presin 10–15 minuta në hyrje dhe 15–20 minuta në dalje.

Në Dheun e Bardhë pritja në hyrje është rreth 10 minuta, ndërsa në dalje 3–5 minuta.

Në pikat Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë, pritjet në hyrje janë 5–10 minuta, ndërsa dalja realizohet për 3–5 minuta.

Në Hanin e Elezit dhe Muçibabë, pritja është rreth 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndërkohë, në Kullë, Glloboqicë, Mutivodë dhe Stançiq, kalimi zgjat vetëm 3–5 minuta.

Kalimi më i shpejtë vazhdon të jetë në Qafën e Morinës dhe Qafën e Prushit, ku pritjet janë vetëm 1–2 minuta në të dy drejtimet.

Sipas të dhënave zyrtare, në asnjërën nga pikat kufitare nuk ka kolona automjetesh apo kamionësh, ndërsa qarkullimi po zhvillohet normalisht.

Autoritetet u rekomandojnë udhëtarëve që, para nisjes, të informohen për gjendjen më të fundit në pikat kufitare, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë ditës.

Related

Previous Post

SHBA vendos tarifa 50% ndaj importeve nga Kanadaja, preken mallra me vlerë afro 20 miliardë dollarë

Next Post

“El Mayo” dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA, karteli i Sinaloas humb një nga drejtuesit historikë

Next Post
“El Mayo” dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA, karteli i Sinaloas humb një nga drejtuesit historikë

“El Mayo” dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA, karteli i Sinaloas humb një nga drejtuesit historikë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.