Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fruthi në rritje në Kosovë: 112 raste të regjistruara, 50 të reja vetëm brenda një muaji

Qendra Info by Qendra Info
10/08/2026
in Lajme
0
“Fruthi në Kosovë: 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit janë regjistruar 13 raste të reja të fruthit, duke e çuar në 112 numrin total të rasteve në Kosovë.

Të dhënat tregojnë një rritje të shpejtë të rasteve. Më 10 korrik ishin raportuar 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja.

Prishtina prin me 37 raste, e ndjekur nga Fushë-Kosova me 29, Ferizaj me 12, Kaçaniku me 7 dhe Obiliqi me 6 raste. Raste janë raportuar edhe në Drenas, Lipjan, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti.

Në komunat ku është shënuar numri më i lartë i rasteve, ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet. Vetëm gjatë javës së fundit, 147 fëmijë të vonuar me vaksinimin sipas kalendarit të rregullt janë vaksinuar me MMR.

IKShPK u bën thirrje prindërve dhe qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj simptomave të dyshimta, përfshirë temperaturën e lartë, skuqjen e lëkurës, kollën, rrufën dhe konjunktivitin, dhe të kërkojnë menjëherë këshillë mjekësore.

Instituti thekson se, për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit, parandalimi kërkon bashkëpunimin e institucioneve shëndetësore, profesionistëve, prindërve dhe komunitetit.

IKShPK e cilëson vaksinimin si masën më efektive dhe më të sigurt për parandalimin e fruthit dhe kufizimin e përhapjes së tij në komunitet.

Related

Previous Post

“Shteti po shpërbëhet”, Berisha bën thirrje për reagim.

Next Post

Fluksi në kufi: Kolona në hyrje te Muçibaba dhe Dheu i Bardhë

Next Post
Fluksi në kufi në mbrëmje: Deri në 90 minuta pritje në Muçibabë, kolona 1.2 kilometra

Fluksi në kufi: Kolona në hyrje te Muçibaba dhe Dheu i Bardhë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.