Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

Qendra Info by Qendra Info
13/10/2026
in Lajme
0
“Fruthi në Kosovë: 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve në Kosovë që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata të jenë të vaksinuar kundër fruthit.

Në një video-adresim të publikuar në Facebook, Vitia ka paralajmëruar se fruthi është rikthyer në vend dhe ka theksuar se parandalimi i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes kërkon kujdes dhe angazhim të përbashkët.

“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata”, ka deklaruar Vitia.

Vitia: Vaksinimi është mbrojtja më efektive

Ministri ka bërë të ditur se institucionet shëndetësore kanë disa muaj që po e monitorojnë nga afër situatën epidemiologjike dhe se po ndërmerren masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

Ai ka theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi, duke u kërkuar prindërve të verifikojnë nëse fëmijët e tyre i kanë marrë vaksinat e nevojshme.

“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth

Sipas përditësimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar gjithsej 203 raste me fruth në Kosovë.

Prej tyre, 17 raste janë raportuar gjatë javës së fundit të periudhës së përditësimit.

Instituti ka bërë të ditur se 95 për qind e rasteve të regjistruara janë te personat e pavaksinuar, një e dhënë që nënvizon rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje prindërve që të mos e neglizhojnë vaksinimin dhe, në rast se nuk janë të sigurt për statusin e vaksinimit të fëmijëve, të kontaktojnë institucionet përkatëse shëndetësore.

Related

Previous Post

Presidentja Justina Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, shpreh solidaritet me ta

Next Post

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Deri në fund të vitit synojmë të mbyllim dyfishin

Next Post
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Deri në fund të vitit synojmë të mbyllim dyfishin

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Deri në fund të vitit synojmë të mbyllim dyfishin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.