Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjenden mbetjet mortore të katër personave në Jabukë të Vogël, vazhdojnë gërmimet për personat e zhdukur në Zubin Potok

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2026
in Lajme
0
Gjenden mbetjet mortore të katër personave në Jabukë të Vogël, vazhdojnë gërmimet për personat e zhdukur në Zubin Potok
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë vazhduar gërmimet vlerësuese në lokacionet e dyshuara si varreza masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, për shkak të specifikave të terrenit, aktivitetet e së hënës janë përqendruar në lokacionin e Jabukës së Vogël, ku gjatë gërmimeve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave.

Vlerësimet fillestare tregojnë se mbetjet mortore dyshohet se u përkasin viktimave të zhdukura me forcë gjatë luftës.

Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së për identifikimin e tyre.

Komisioni bëri të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese edhe në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, ku punimet kishin nisur javën e kaluar, si dhe në çdo lokacion tjetër që identifikohet përmes informacioneve të reja lidhur me personat e zhdukur me forcë gjatë luftës.

Procesi i gërmimeve dhe zhvarrimeve është zhvilluar nga ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfshirë ekspertët e EULEX-it të angazhuar në kuadër të institutit, me mbështetjen e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës, njësive të tjera policore, institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, Shoqatës për Kërkim-Shpëtim dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur theksoi se mbetet i përkushtuar të vazhdojë, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, punën për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, duke vlerësuar se familjet kanë të drejtën të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

Related

Previous Post

E marta me vapë të fortë në Kosovë,

Next Post

Jay Clayton merr detyrën si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

Next Post
Jay Clayton merr detyrën si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

Jay Clayton merr detyrën si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.