Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës: Kolona deri në 400 metra në Muçibabë dhe 200 metra në Merdarë

Qendra Info by Qendra Info
12/08/2026
in Lajme
0
Fluksi në kufi në mbrëmje: Deri në 90 minuta pritje në Muçibabë, kolona 1.2 kilometra
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas përditësimit të bërë në orën 17:34, në disa pika kufitare raportohet fluks i shtuar dhe krijim i kolonave, veçanërisht në drejtim të daljes nga Kosova.

Kolona më e gjatë është regjistruar në Muçibabë, ku në dalje të automjeteve kolona arrin rreth 400 metra, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në hyrje, pritja është rreth 40 minuta, me kolonë prej afërsisht 250 metrash.

Fluks i konsiderueshëm raportohet edhe në Merdarë, ku pritja në dalje është 20–25 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 200 metra. Në hyrje në Kosovë, pritja është rreth 5 minuta.

Në Hani i Elezit, automjetet që dalin nga Kosova presin rreth 7 minuta, ndërsa kolona në dalje është rreth 200 metra. Në hyrje, pritja është rreth 15 minuta, me kolonë prej rreth 30 metrash.

Në Dheu i Bardhë, pritja në dalje është rreth 30 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 150 metra. Në hyrje, pritja varion nga 15 deri në 20 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Në Jarinjë, pritja në dalje është rreth 10–20 minuta, ndërsa në hyrje rreth 5–10 minuta, pa kolona të raportuara. Në Bërnjak, pritja në hyrje dhe dalje është rreth 3–5 minuta, ndërsa qarkullimi paraqitet pa kolona.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet përgjithësisht më e qetë. Në Glloboqicë pritja është rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Kullë, Mutivodë, Stançiq dhe Vërmicë pritjet janë rreth 3–5 minuta. Në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit pritjet janë edhe më të shkurtra, nga rreth 1 deri në 3 minuta.

Sa u përket kamionëve, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të paraqitura në raport janë rreth 3–5 minuta, pa kolona të raportuara.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se të dhënat janë përditësuar më 12 gusht 2026, në orën 17:34, ndërsa gjendja në kufi mund të ndryshojë në varësi të fluksit të automjeteve.

Related

Previous Post

Mërgimtarët në zyrën e Haxhiut, Gërvalla u drejtohet atyre

Next Post

Gjermania zgjeron kompetencat e inteligjencës, agjentëve u lejohen edhe kundërsulmet kibernetike

Next Post
Gjermania zgjeron kompetencat e inteligjencës, agjentëve u lejohen edhe kundërsulmet kibernetike

Gjermania zgjeron kompetencat e inteligjencës, agjentëve u lejohen edhe kundërsulmet kibernetike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.