Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjini: AAK s’do ta bllokojë formimin e institucioneve, por kërkon zotim me shkrim

Qendra Info by Qendra Info
26/06/2026
in Lajme
0
Gjini: AAK s’do ta bllokojë formimin e institucioneve, por kërkon zotim me shkrim
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, Gjini theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve dhe, nëse është e nevojshme, do të sigurojë edhe kuorumin.

“Kjo nënkupton që nuk do të pengojmë themelimin e institucioneve, në asnjë mënyrë. Nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet zotimi i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren. Në kundërvlerë nuk kërkojmë asgjë”, tha Gjini.

Duke folur për zhvillimet politike, Ardian Gjini komentoi edhe mundësinë që Ramush Haradinaj të propozohet për president të vendit.

Sipas tij, një kandidaturë e tillë do të ishte nder për Aleancën, por nuk do të vendoset si kusht për mbështetjen e partisë.

“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohet për president, për neve do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht. Ne mendojmë që Kosova nuk do të mund të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj tash, por nuk po duam ta bllokojmë Kosovën për këtë bindje tonën”, u shpreh ai.

Gjini nënvizoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kërkon poste politike në këmbim të mbështetjes.

Ai tha se pesha politike e partisë duhet të përdoret për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Nuk duam as ministra, as zëvendësministra, as ambasadorë, as borde, asgjë. Por nuk guxojmë të jemi indiferentë dhe të mos e përdorim peshën tonë politike për ta rregulluar jetën e qytetarit të Kosovës”, përfundoi Gjini.

Related

Previous Post

AUV intensifikon kontrollet për shkak të vapës, apel bizneseve për ruajtjen e sigurt të ushqimeve.

Next Post

“Strategji e re” e Volodymyr Zelenskyy? Ukraina lëshon 660 dronë në sulm masiv ndaj Rusia

Next Post
Ukraina dhe SHBA-të përgatisin kontratën për 25 sisteme “Patriot” – Zelensky: “Gjithçka varet nga vullneti politik”

“Strategji e re” e Volodymyr Zelenskyy? Ukraina lëshon 660 dronë në sulm masiv ndaj Rusia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.