Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Veliajt për liri, në fokus proporcionaliteti i “arrestit me burg”

Qendra Info by Qendra Info
28/05/2026
in Lajme
0
Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj pritet të dalë sot para Gjykatës së Lartë, ku do të shqyrtohet rekursi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës vjen pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi masën e arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj. Vendimi përcakton se masa më e rëndë e kufizimit të lirisë duhet të merret vetëm pasi të shqyrtohen realisht alternativat e tjera më të lehta dhe të argumentohet qartë nevoja për arrest.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë të Veliajt, duke kërkuar që të vlerësohet proporcionaliteti i masës së sigurisë në raport me funksionin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhet të japë arsyetim të detajuar nëse “arresti me burg” është masa e domosdoshme dhe pse nuk mund të zbatohen masa alternative që do t’i lejonin ushtrimin e detyrës publike.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij, SPAK ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie.

Related

Previous Post

Sëmundja Lyme dhe “Sindroma Post-Lyme”: Çfarë thotë shkenca për bimët dhe suplementet natyrale

Next Post

“Moti sot: Diell e vranësira, në disa zona priten reshje shiu”.

Next Post
“Moti sot: Diell e vranësira, në disa zona priten reshje shiu”.

"Moti sot: Diell e vranësira, në disa zona priten reshje shiu".

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.