Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamza: Krizat politike rëndojnë mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim e përkeqësim.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/04/2026
in Category
0
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, ka reaguar përmes një video-adresimi drejtuar qytetarëve, duke theksuar se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare.

“Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme është edhe ta ruajmë qetësinë, besimin dhe përkushtimin ndaj shtetit tonë”.

Ai falënderoi qytetarët për reagimin ndaj zhvillimeve të fundit, duke theksuar se “Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë, e vendosur dhe pa kompromis”.

Hamza rikujtoi se ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me paqartësi dhe vonesa.

“Gjatë kësaj kohe, ju keni votuar dy herë dhe tash po ju kërkohet të votoni për herën e tretë. Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por për shkak të vendimeve të gabuara politike të kësaj qeverie”, deklaroi ai.

Kreu i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë drejtimi dhe rezultate konkrete.

“Në vend të qeverisjes, patëm stagnim. Në vend të përmirësimit të mirëqenies, patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës. Në vend të zhvillimit, patëm bllokadë”, tha Hamza.

Ai shtoi se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

“Jostabiliteti politik ka kosto reale dhe ajo kosto bie mbi ju, mbi qytetarët tanë”.

Në fund, Hamza theksoi se zgjedhjet përfaqësojnë një mundësi për ndryshim dhe për rikthimin e besimit në institucione.

“Kjo është një mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës, përçarjes dhe papërgjegjësisë… Ju kërkoj që të besoni në Kosovën tonë, sepse ditët më të mira janë përpara nesh”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Mustafa “shpërthen”: “Po e rrezikon Kosovën dhe po zgërdhihen”, akuza ndaj Osmanit për dëmtim të LDK-së

Next Post

Çitaku konfirmon: Hamza merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu për datën e zgjedhjeve.

Next Post
Çitaku konfirmon: Hamza merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu për datën e zgjedhjeve.

Çitaku konfirmon: Hamza merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu për datën e zgjedhjeve.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.