Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Mustafa “shpërthen”: “Po e rrezikon Kosovën dhe po zgërdhihen”, akuza ndaj Osmanit për dëmtim të LDK-së

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/04/2026
in Category
0
Mustafa “shpërthen”: “Po e rrezikon Kosovën dhe po zgërdhihen”, akuza ndaj Osmanit për dëmtim të LDK-së
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shteti i Kosovës, që nga mbrëmë ka hyrë në një krizë të re politike. Një krizë e cila ka rrjedhur si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës brenda afateve kushtetuese, e që e qojn vendin në zgjedhje të reja.

Zgjedhjet që pritet të mbahen me 31 maj ose me 7 qershor, janë mirëpritur në një aspekt nga opozita, pasi sipas tyre është rrëzuar pushteti autoritar i Albin Kurtit dhe është mbrojtur rendi kushtetues.

Që nga viti i kaluar, kjo do të jetë hera e tretë që qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe Qeverinë, e që në dy herët e kaluara partia e parë ka dal VV dhe lideri i saj Albin Kurti.

Pavarësisht se në herën e fundit ai mori plotë 51% të votave dhe bashkë me minoritete krijoi shumicën prej 66 deputetësh në Kuvend, Kurti nuk ia doli të zgjedh Presidentin dhe kjo u aftësua si paaftësi e tij.

Qeverisjen e Kurtit e ka kritikuar edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai përmes një përgjigjje për lajmi.net, ka thënë se qytetarët në dy palë zgjedhjet e fundit “po e fundosin vendin me votën e tyre.

Sipas tij, VV nuk po ka interes për të qeverisur.

“Zhvillimet e fundit (të para fundit dhe të para-parafundit tregojnë se qytetarët po e fundosin vendin me votën e tyre. Ata që po e fitojnë shumicën nuk janë të interesuar të qeverisin. Nuk kanë përgjegjësi dhe ndjesi për Kosovën. Po e rrezikojnë Kosovën dhe po zgërdhihen”, ka thënë Mustafa.

Zgjedhjet e reja në vend, mund të sjellin në lista zgjedhore një personazh që për pesë vite udhëhoqi shtetin, Vjosa Osmanit.

Ajo e cila u largua nga LDK në vitin 2020, për t’iu bashkuar listës zgjedhore të VV-së në zgjedhjet e 2021-tës, është zhgënjyer nga kjo e fundit. Osmani pavarësisht se e kishte thënë haptas kërkesën dhe dëshirën e saj për të qenë kandidate për Presidente edhe një mandat, nuk gjeti mbështetje.

Meqë Kurti nuk e përkrahu, Osmani duket se do të kthehet në shtëpinë e vjetër, LDK-në.

Ndonëse kjo nuk u konfirmua drejtpërdrejtë ende as nga Osmani as nga lideri aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ata dhanë disa sinjale. Abdixhiku në vazhdimësi deklaroi se po punojnë për të bashkuar të djathtën në Kosovë dhe gjithashtu e kandidoi atë për Presidente nga LDK dhe ia siguroi 15 nënshkrimet e partisë, por që ajo nuk mori më pas mbështetjen që duhej patjetër ta kishte nga VV për të qenë kandidate.

E rikthimin e Osmanit në LDK nuk po e sheh pozitiv Isa Mustafa.

Ai përmes një përgjigje për lajmi.net, duke vlerësuar atë që ka bërë Osmani në vitin 2020, tha se i ka bërë dëm të pariparueshëm LDK-së.

“Sa i përket LDK-së, orientimeve, kalkulimeve… nuk jam në rrjedhë. Do të spekuloja me përgjigje. Ndaras kësaj, ajo që di unë është se Vjosa Osmani i ka bërë dëm të pariparueshëm LDK-së për interesa të saj dhe të Kurtit, jo për interes të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Për rikthimin e Osmanit në LDK, kundër dolën edhe Hykmete Bajrami dhe Abdullah Hoti, saktësisht në kohën kur pritej që ajo të kandidonte si Presidente e propozuar nga VV, të dy deklaruan se nuk kanë votë për Osmanin.

Por, kjo duket të ketë ndryshuar. Në listën me nënshkrime që Abdixhiku e bëri publike para mediave që tha se i kanë dhënë për kandidaten e tyre për Presidente, u panë edhe emrat dhe nënshkrimet edhe të Bajramit e Abdixhikut.

Kryeministri Albin Kurti dje i tha Abdixhikut që t’i sjell nënshkrimet, ai do t’i ofroj edhe nënshkrimet tjera që Osmani të jetë kundërkandidate e kandidates që ata kanë propozuar, Feride Rushitit.

Kjo nuk u pranua nga LDK pasi sipas tyre Kurti kërkoi vetëm të bëhet kuorumi për Rushitin e ajo të zgjidhej me 66 votat e VV-së ndërsa Osmani të dështonte.

Pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje mes partive opozitare, Kuvendi u shpërnda mbrëmë menjëherë pas mesnate.

U.D e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar sot kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar për datën e zgjedhjeve. Pas këtij takimi, Radoniqi ka thënë se janë vetëm dy data të mundshme, 31 maji dhe 7 qershori e që sipas tij iu duhet sa më shumë kohë, duke e parë 7 qershorin datën e duhur për zgjedhje.

Që nga dje, Haxhiu brenda 10 ditëve duhet të takoj edhe krerët e partive politike dhe të marrë një vendim për datën e zgjedhjeve.

Related

Previous Post

Kërcënoi gazetarin, Gjykata merr vendim: i akuzuari nuk guxon t’i afrohet Betim Musliut.

Next Post

Hamza: Krizat politike rëndojnë mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim e përkeqësim.

Next Post

Hamza: Krizat politike rëndojnë mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim e përkeqësim.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.