Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj për 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve: Akt guximi që lëkundi Jugosllavinë

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Haradinaj për 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve: Akt guximi që lëkundi Jugosllavinë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të guximshme dhe kthesat historike në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

Sipas tij, greva e mbi 1300 minatorëve u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore që lëkundi themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, duke u bërë simbol i qëndresës kombëtare.

Haradinaj theksoi se mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve ishte fuqizimi i Trepçës si aset strategjik i vendit. Ai rikujtoi se gjatë mandatit të tij si kryeministër, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës”, ndërmarrja u regjistrua si kompani sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, ky hap ishte kyç për të krijuar mundësi investimi, për gjenerim stabil të të hyrave dhe për ta rikthyer Trepçën në funksion të plotë të ekonomisë së vendit.

Haradinaj shprehu mirënjohje për minatorët e vitit 1989 për guximin dhe sakrificën e tyre, si dhe për minatorët e sotëm për angazhimin dhe punën e përditshme që, sipas tij, vazhdon t’i japë jetë Trepçës dhe ekonomisë së Kosovës.

Related

Previous Post

PDK tërhiqet nga amendamentet, nuk e mbështet Buxhetin 2026

Next Post

Osmani: Në takimin me Trump ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme

Next Post
Osmani: Në takimin me Trump ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme

Osmani: Në takimin me Trump ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.