Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haxhiu në samitin BE–Ballkani Perëndimor: Kosova do të kërkojë trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit

Qendra Info by Qendra Info
05/06/2026
in Lajme
0
Haxhiu: 174 projektligje në pritje, Kuvendi i bllokuar nga masa e Kushtetueses
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti do të mbledhë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar perspektivën evropiane të rajonit, zbatimin e Planit të Rritjes, si dhe çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin.

Sipas Presidencës së Kosovës, Haxhiu do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrimin evropian dhe do të kërkojë trajtim të drejtë e të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Në këtë samit, u.d. presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Liderët evropianë në Tivat

Samiti konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike të organizuara ndonjëherë në Mal të Zi. Në të pritet të marrin pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Para samitit, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi një vizitë në Prishtinë, ku theksoi se përparimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian varet nga përmbushja e reformave dhe obligimeve të dakorduara.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova hap pas hapi të japë rezultate në ato që jemi pajtuar. Vlerësimi është se në fund të procesit nuk do të kemi asnjë problem nga ana e BE-së. Ajo që duhet për momentin është një konsensus i madh kombëtar për anëtarësimin në BE, që më pas të përkthehet në veprime konkrete”, deklaroi Costa.

Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ende nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa një nga pengesat kryesore mbetet mosnjohja e saj nga pesë shtete anëtare të BE-së: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Tensione mes Malit të Zi dhe Serbisë para samitit

Pak para nisjes së samitit janë shfaqur tensione mes Podgoricës dhe Beogradit.

Autoritetet malazeze nuk lejuan hyrjen e 87 shtetasve serbë me precedentë penalë dhe histori përfshirjeje në protesta të dhunshme në Serbi. Sipas mediave malazeze, ata u kthyen mbrapsht me të njëjtin avion të kompanisë shtetërore “Air Serbia”.

Si kundërpërgjigje, autoritetet serbe ndaluan rreth 30 shtetas malazezë në aeroportin e Beogradit dhe refuzuan hyrjen e disa të tjerëve në pikat kufitare rrugore.

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e veprimeve që, sipas tij, synojnë të zhvendosin vëmendjen nga samiti dhe të krijojnë tensione politike.

“Ky është vazhdim i përpjekjeve për ta mbajtur Malin e Zi në krizë të vazhdueshme. Është një qasje me të cilën jemi përballur prej kohësh”, deklaroi Vllahoviq.

Pavarësisht paralajmërimeve të disa agjencive serbe të sigurisë për rreziqe të mundshme, Vuçiq mbërriti të enjten në Tivat, ndërsa më herët kishte kërkuar të mos pritej nga zyrtarët malazezë.

Macron: Evropa duhet të jetë e bashkuar

Vëmendje të veçantë në Tivat ka tërhequr vizita e presidentit francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron theksoi mbështetjen e Francës për Malin e Zi dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Po hapim një kapitull të ri të miqësisë dhe të ardhmes evropiane me Malin e Zi. Unë besoj se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe Franca është këtu për t’ju mbështetur”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet serbe lidhur me ndalimin dhe refuzimin e hyrjes së shtetasve malazezë në Serbi.

Mali i Zi vazhdon të konsiderohet vendi më i avancuar në procesin e integrimit evropian në rajon, duke mbyllur një numër të konsiderueshëm kapitujsh negociues në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Related

Previous Post

Moti për të premten në Kosovë: Temperaturat shënojnë rritje

Next Post

Trump mbështet një takim Zelensky-Putin: Duhet të bëjnë kompromise për paqen

Next Post
Pentagoni: Operacionet kundër Iranit po ecin sipas planit, Senati refuzon kufizimin e kompetencave të Trump

Trump mbështet një takim Zelensky-Putin: Duhet të bëjnë kompromise për paqen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.