Albulena Haxhiu pret ish-të burgosurit politikë, vlerëson kontributin e tyre për lirinë e Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë e shoqatës, sfidat me të cilat përballen ish-të burgosurit politikë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të kontributit të tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Haxhiu shprehu mirënjohje për sakrificën dhe angazhimin e ish-të burgosurve politikë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për adresimin e çështjeve që prekin këtë kategori dhe për ruajtjen e vlerave të luftës për lir

